Magjistari Messi me “tripletë” rikthen Barçën në pozitën e parë (VIDEO)

Skuadra kampione e Barcelonës sërish është ngjitur në krye të renditjes në La Liga pas fitores së madhe 4:1 ndaj Selta Vigos në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të, të zhvilluar në “Kamp Nou” para 71 209 tifozëve.

Lionel Messi realizoi tre gola, pas tre goditjeve standarde. Në minutën e 23-të ylli argjentinas shënoi nga pika e bardhë, ndërsa në minutat 45 dhe 48 realizoi thuajse dy gola identik nga gjuajtja e lirë.

Goli i katërt i “katalunasve” ishte pjesë e Serxhio Buskets në minutën e 85-të. Golin e vetëm për skuadrën nga Vigo e realizoi Lukas Olasa, gjithashtu nga gjuajtja e lirë.

Me këtë fitore Barcelona rikthehet në pozitën e parë me 25 pikë, po aq sa ka Reali i Madridit në pozitën e dytë, që më herët si mysafir me rezultatin e thellë 4:0 mundi ekipin e Eibar.

Gjatë ditës së sotme gjithashtu u zhvilluan edhe dy takime tjera, ku Valencia me shifrat 2:0 mundi Granadan, ndërkohë Alaves me rezultatin e pastërt 3:0 ngadhnjeu ndaj Valjadolid.

Leave a Reply