Riberi: Do të kthehem më i fortë

Franck Ribery braktisi fushën i dëmtuar të shtunën në mbrëmje gjatë sfidës mes Fiorentinës dhe Lecces, ndërsa pritshmëritë janë që ai të mungojë për një afat prej dy javësh.

Trajneri Montella shpreson shumë ta ketë gati për ndeshjen e 15 dhjetorit ndaj Interit, ndonëse mjekët e klubit vjollcë nuk janë aq optimistë për këtë fakt.

Vetë sulmuesi ka postuar një foto nga dhoma e infermierisë së klubit, ku po merr edhe trajtimin mjekësor, teksa garanton se do kthehet shpejt dhe më i fortë se më përpara.

“Faleminderit për mesazhet tuaja. Tani duhet të mbetemi kompaktë me të gjithë tifozët e Fiores dhe të rikthehemi sa më shpejt te fitoret. Po bëj gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, këtë herë më i fortë se më përpara”, shkroi sulmuesi francez në rrjetet sociale.

Leave a Reply