Krivanjeva optimist për ndeshjen e nesërme ndaj Makedonija GJ.P

FC Shkupi të dielën në Çair përballë Makedonija GJ.P. do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 18-të dhe të fundit të këtij gjysmesezoni në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo një mundësi e mirë për “bardbelutë” që stinorin vjeshtorë ta mbyllin me fitore, përmes së cilës do ua uronin 30-vjetorin tifozëve të tyre, ‘Shvercerat”.

“Këtë ndeshje patjetër duhet ta fitojmë dhe ta mbyllim me fitore dhe festë të “Shvercerave” për 30 vjetorin. Sigurisht që triumfi eventual ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit na jep mundësinë që të mbyllim sezonin vjeshtor në një pozitë më ideale në renditjen tabelare dhe këtë synojmë ta bëjmë që të shkojmë në pushim të qetë. Shpresojmë që këtë ndeshje të na përcjell edhe fati dhe të dalim me tre pikë”, – tha mbrojtësi Besart Krivanjeva.

Takimi FC Shkupi vs Makedonija Gjorçe Petrov nesër në stadiumin e Çairit do të startojë nga ora 13:00.

Leave a Reply