Gati shkëmbimi i madh mes Juventusit dhe Barcelonës!

Juventusi dhe Barcelona kanë marrëdhënie të mira mes tyre, ndërsa një gjë të tillë pritet së shpejti ta kurorëzojnë me një shkëmbim të futbollistëve.

Të dy klubet kanë bashkëpunuar dhe më herët në merkato dhe diçka e tillë mund të ndodhë dhe në janar. Italianët dhe spanjollët janë ulur në bisedime për të ardhmen e Emre Xhan dhe Ivan Rakitiç.

Të dy futbollistët nuk kanë gjetur një pozicion titullari në formacionin e këtij sezoni dhe një shkëmbim kokë për kokë është krejtësisht i pranueshëm.

Trajneri Valverde nuk e pëlqen kroatin dhe i ka kërkuar të gjejë një ekip të ri, po aq i ashpër Sarri me turko-gjermanin që nuk e ka përfshirë as në listën e Ligës së Kampionëve.

Rakitiç dhe Xhan mund të pranojnë lëvizjen me Juven që fiton një lojtar me shumë eksperiencë dhe që mund të zinte vend mirë në mesfushë me Pjaniçin, ndersa Barcelona hedh bastin me Emre Xhan që nuk arriti të shpërthejë në Torino.

Largimi nga Liverpulli nuk ishte i lehtë për të dhe duket se bëri një gabim të madh.

Shkëmbimi do të ishte një surprizë shumë e bukur.

Leave a Reply