Sileksi stinorin vjeshtor e mbyll me fitore (VIDEO)

Sileksi stinorin vjeshtorë e ka mbyllur me fitore dhe një seri prej 8 ndeshjeve pa humbje, që skuadrën nga Kratova e ngjesin në pozitën e katërt në renditje, me 27 pikë, po aq sa ka edhe Akademia Pandev në venin e tretë, por edhe Shkëndija e vendit të dytë, që nesër do të zhvillojë derbin e madh ndaj Vardarit në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Sileksit në takimin e javës së 18-të para tifozëve të vetë ndaj Akademia Pandev shënoi fitore 3:1, që njëherit ishte fitorja e 8-të sezonale.

Golat nga ndeshja e parë e javës së 18-të, Sileksi-Ak.Pandev

Golat nga ndeshja e parë e javës së 18-të, Sileksi-Ak.PandevSILEKSI – AKADEMIA PANDEV 3:1(V. Serafimovski 41' – D. Milovanoviq 63') D.Dodev 61' S. Drashkoviç 69'

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 7 декември 2019 г.

Fitoren e paralajmëroi Viktor Serafimovski në minutën e 41-të, kur bëri një lëvizje mjaft të mirë në zonën kundërshtare dhe nga brendia e saj me të djathtën e tij për herë të parë në këtë takim arriti që të mposhtë portierin e Akademia Pandev, Çubrakoviç.

Sileksi ishte skuadra që vazhdoi të ketë dominim më të lehtë në fushë, ndërsa në minutën e 61-të, Darko Dodev përfitoi nga një tollovi në zonën kundërshtare dhe nga afërsia shënoi për 2:0.

Nuk vonoi shumë dhe në anën tjetër shpresat e Akademia Pandev i riktheu Daniel Milovanoviç, me golin e realizuar në minutën e 63-të, mirëpo të njëjtat i shuajti Srxhan Drashkoviç, i cili në minutën e 69-të shënoi edhe golin e tretë për Sileksin.

Për mbrojtësin serb ishte ky goli i parë me fanellën e skuadrës nga Kratova, që stinorin vjeshtorë e mbylli me 8 fitore, 3 barazime dhe 7 disfata.

Leave a Reply