Gjoka ndoqi ndeshjen Tirana-Flamurtari! A vëzhgoi ndonjë futbollist trajneri i Shkëndijës?

Trajneri i Shkëndijës Ernest Gjoka, aktualisht ndodhet në Tiranë, aty ku po kalon ditët e pushimit bashkë me familje. Mirëpo i njëjti edhe pse në ditë pushimi, nuk mund të qëndrojë larg dashurisë së madhe që ka për futbollin.

Kësisoj strategu i “kuqezinjëve” dje vendosi të përcjellë për së afërmi takimin midis Tiranës dhe Flamurtarit, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat në Shqipëri, Gjoka këtë ndeshje e përcolli, për të vëzhguar edhe brazilianin e Tiranës, Elton Cale.

Mbetet të shihet nëse Gjoka ka veçuar edhe ndonjë futbollistë tjetër ndoshta, që do i kryente punë për pjesën e dytë të kampionatit, ku Shkëndija është në ndjekje të Vardarit. Kampionët në fuqi të vendit e mbyllën stinorin vjeshtorë në pozitën e dytë me 28 pikë, 8 më pak se liderët e Vardarit.

Leave a Reply