Vjen largimi i parë nga rradhët e Gostivarit!

Ylber Alili nuk do të jetë më pjesë e Gostivarit. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi edhe vetë futbollisti kumanovar, i cili skuadrës së Gostivarit iu bashkua janarin e këtij viti.

Ai te Gostivari u transferua nga rradhët e Goblenit, ndërsa  brenda kësaj periudhe të kaluar ai me fanellën e skuadrës nga Pollogu kishte regjistruar 25 ndeshje dhe 8 gola të shënuar.

“Po, është e vërtetë se kemi ndarë rrugët me Gostivarin. Pres ndonjë ofertë, ndoshta edhe më të mirë” – na tha shkurtimisht Ylber Alili, i cili gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e Goblen Junior, pjesë e së cilës ishte për 6 vite të plota, duke qenë një ndër më të merituarit për historinë e shkruajtur me skuadrën e vendlindjes së tij, kur në sezonin 2017/2018 arritën që të ngjiten në Ligën e Dytë Futbollistike.

Leave a Reply