Dekada e fundit në futbollin vendor në shenjën e skuadrave nga Tetova dhe Shkupi

Dekada e fundit në futbollin elitar vendor ka kaluar në shenjën e 4 skuadrave që vijnë nga dy qytete të ndryshme. Fjala është për dy skuadrat shqiptare nga Tetova, Shkëndija dhe Renova, dhe dy skuadrat shkupjane, Vardari dhe Rabotniçki, shkruan “infOSport.mk”.

Sa për ironi, që të dyja këto çifte, Shkup-Tetovë, shfrytëzojnë stadiumet e njëjta, dhe kjo del që kemi “luftë” mes skuadrave më të mira në vend, që njëherit posedojnë edhe stadiumet me kapacitet më të madh në Maqedoninë e Veriut.

Vardari është skuadra që dallohet me 5 tituj kampion, duke lënë pas vetes Shkëndijën me 3, teksa Renova dhe Rabotniçki në këtë dekadë të fundit kanë arritur që nga njëherë ti gëzohen titullit kampion.

Megjithatë pjesa e parë e stinorit 2019/2020 këto dy skuadra ka gjetur në një situatë shumë të palakmueshme, pasi renditen vetëm në dy pozitat e fundit, ashtu që këtë herë pritet që deri në fund të luftojnë për ti ikur rënies në ligën e dytë.

Në anën tjetër vazhdon lufta midis absolutisht dy skuadrave më të mira në 5 vitet e fundit, Vardarit dhe Shkëndijës, me këta të fundit që po dominojnë në dy edicionet e fundit, duke i marrë primatin Vardarit, që 3 vite me rradhë u shpall kampion.

“Kuqezinjtë” nga Shkupi ishin dominues në sezonet 2014/2015, 2015/2016 dhe 2016/2017, teksa “kuqezinjtë” nga Tetova ishin të pa konkurrentë në edicionet 2017/2018 dhe 2019/2019.

Një luftë e vërtetë mes këtyre dy skuadrave pritet të zhvillohet edhe sezonin aktual, e ku raundin e parë e fitoi Vardari, pasi doli kampion vjeshtorë me 8 pikë dallim ndaj Shkëndijës, kampionit aktual, që shpreson në fund të dali kampion dhe ti revanshohet rivalit të përbetuar për 3 titujt kampion rradhazi, duke arritur që për herë të parë në historikun e saj të rreshtojë 3 tituj kampion.

Rikujtojmë përveç titujve në vitet 2018 dhe 2019, Shkëndija ishte shpallur kampion edhe në vitin 2011, vetëm një vit pasi Renova kishte bërë një gjë të ttillë për herë të parë në historikun e saj, ndërkohë Rabotniçki titullit të fundit kampion i ishte gëzuar në sezonin 2013/2014.

“infOSport.mk” ka bërë një përmbledhje të kampionëve gjatë 10-të viteve të fundit në LPFM, që mund ti shihni më poshtë:

Kampionët e Maqedonisë në dekadën e fundit:

Sezoni Emri i ekipit
2009/10 Renova
2010/11 Shkëndija
2011/12 Vardari
2012/13 Vardari
2013/14 Rabotniçki
2014/15 Vardari
2015/16 Vardari
2016/17 Vardari
2017/18 Shkëndija
2018/19 Shkëndija

Leave a Reply