Juventusi për ‘shopping’ në Spanjë

Juventusi është hedhur në sulm për sulmuesin e Valencias, Rodrigo. Sipas të përditshmes spanjolle  “AS”, sulmuesi 28-vjeçar pëlqehet nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” teksa shihet si zëvendësues i Paolo Dybalas, i cili pritet të largohet në verë.

Spanjolli me origjinë braziliane, është një ndër më të dalluarit te skuadra e Valencias.

Sulmuesi pëlqehet edhe nga Kristiano Ronaldo, i cili ka dhënë miratimin për të aferuar në skuadër sulmuesin brazilian me pasaportë spanjolle, i cili pjesë e Valencias është që nga vera e vitit 2015-të.

Ai me fanellën e skuadrës nga “Mestalja” ka zhvilluar plotë 207 ndeshje, duke realizuar 56 gola dhe 40 asistime.

Gjatë sezonit aktual, Rodrigo ka zhvilluar gjithsej 21 ndeshje, 16 prej të cilave në La Liga, ku edhe ka shënuar 2 gola.

Leave a Reply