Pas Kastriot Rexhës, Drita e Nuhiut transferon edhe një kampion të Feronikelit!

Drita e Gjilanit vazhdon të mendoj për përforcimin e skuadrës në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”. Skuadra gjilanase e drejtuar nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi transferimin e sulmuesit të Feronikelit, Kastriot Rexha, ndërsa tashmë thuhet se të njëjtit dëshirojnë edhe një transferim tjetër nga rradhët e skuadrës kampione nga Drenasi.

Fjala është për Përparim Islamin, mbrojtësin 24-vjeçar, i cili gjithashtu mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Islami Feronikelit iu bashkua verën e vitit 2018-të nga Trepça ‘89, ndërsa për shpejtë kohë u shndërrua në një titullarë të padiskutueshëm.

Ai me Feronikelin numëron 52 ndeshje, 16 prej të cilave këtë edicion në Superligën e Kosovës, ndërsa gjithashtu bëri edhe 6 paraqitje në ndeshjet europiane, 4 prej të cilave në eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe 2 të Liga Europa.

Me Islamin në skuadër, Drita do të përforcohej dukshëm në vijën e fundit, duke përmbushur kështu edhe një nga kërkesat e trajnerit Ardian Nuhiu, i cili gjatë merkatos së janarit paralajmëroi përforcimin e skuadrës së tij në të gjitha repartet, me qëllim që të jetë më konkurruese në luftën për titullin e kampionit.

Drita e strategut shkupjan, stinorin vjeshtorë në Superligën e Kosovës e mbylli në pozitën e 3-të me 31 pikë, vetëm 3 pikë më pak se liderët e Ballkanit.

Leave a Reply