Interi rrëmben Obamejang para Barcelonës

Interi i është bashkuar Barcelonës në garën për yllin e Arsenalit, Pier-Emerik Obamejang.

Obamejangut i kanë mbetur edhe 18-muaj kontratë me Arsenalin dhe 30-vjeçari ka refuzuar rinovimin me “Topçinjtë”.

Arsenali mund ta shesë Obamejangun pas përfundimit të sezonit dhe siç raporton “Mirror”, Interi do të tentojë ta rrëmbejë atë para Barcelonës.

Drejtuesit e Arsenalit janë në dilemë për shitjen e Obamejang në janar, mirëpo vështirë të besohet se gabonezi do të largohet nga “Emirates” këtë muaj.

Leave a Reply