Juventus përgatit kontratë të re për Ronaldon, zbulohen detajet

Juventusi është duke përgatitur rinovimin e kontratës së Cristiano Ronaldos deri në vitin 2023, kur superylli i Zonjës së Vjetër do t’i mbushë 38 vjet.

“Corriere dello Sport” raporton se portugezi beson që ka edhe shumë për t’i dhënë futbollin, prandaj është i interesuar që ta zgjatë qëndrimin te kampioni i Italisë.

Ai ka mbajtur një takim me agjentin e tij Zhorge Mendesh dhe ia ka treguar planet. Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, është i njoftuar për qëndrimin e CR7 dhe është i gatshëm që t’ia ofrojë rinovimin e kontratës dhe zgjatjen e saj.

Kontrata e re pritet të nënshkruhet në pranverë, kur Juventusi do ta ketë më të qartë rrjedhën e sezonit aktual lidhur me titujt që mund t’i fitojë.

Në ndërkohë, “Biankonerët” pritet ta zyrtarizojnë 19-vjeçarin Dejan Kulushevski nga Parma duke menduar kështu për të ardhmen e skuadrës.

Leave a Reply