FC Shkupi nuk dinë çka është goli, edhe në Turqi vazhdon avazin e vjetër

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takimin e parë kontrollues në tokën turke, ku për kundërshtarë kishte ekipin nga Kirgistani, Neftchi Kockhor, njofton “infOSport.mk”.

Njëjtë sikurse në dy ndeshjet e fundit në Shkup, që barazoi pa gola ndaj Flamurtarit të Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit, të besuarit e trajnerit Qatip Osmani, një gjë të tillë përsëritën edhe sot ndaj ekipit të Neftchi Kockhor, duke vazhduar kështu krizën e golit.

Në pjesën e parë rastin më të mirë për Shkupin e kishte Darboe Dembo, por që nuk arriti të realizon, edhe në vazhdim kishte disa gjysmë raste përmes Berishës, Sergio kërkoi golin nga distanca, por gjithçka u mbyll në barazim.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjta, por kësaj radhe shansin më të mirë e kishte Besar Iseni, i cili u gjet para portës kundërshtare i vetmuar, por gjuajtja e tij ishte më e fortë se sa duhej, që i mohoi golin. Rast të mirë kishte edhe Suhel Muharemi, ndërsa goditja e tij shkoi mbi portë.

Ndeshjen e rradhës në Antalia të Turqisë, FC Shkupi do ta zhvillojë të mërkurën (29.01.2020), përballë  skuadrës boshnjake të NK Çelik.

Leave a Reply