Nga Shkëndija te Shkëndija, shihni sa ndeshje me rradhë Sileksi nuk njeh disfatë!

Sileksi është një nga skuadrat që i ka surprizuar të gjithë këtë sezon në LPFMV, teksa është duke rivalizuar për një vend në garat europiane.

Skuadra nga Kratova që udhëhiqet nga trajneri Goran Simov, po tregojnë një formë të shkëlqyer këtë sezon, teksa pas 19 javëve kampionat kanë grumbulluar 30 pikë, vetëm 1 më pak se Shkëndija e vendit të dytë.

Për sa u përket statistikave, Sileksi nuk njeh humbje në kampionat që nga 23 tetori i vitit të kaluar.

Pikërisht në atë ndeshje Sileksi ishte mposhtur 3:0 nga Shkëndija, me të cilët do të përballen këtë fundjavë.

Që nga ajo kohë, skuadra nga Kratova ka zhvilluar 9 ndeshje, duke regjistruar 5 fitore dhe 4 barazime.

Leave a Reply