Florentino Perez, 150 mln euro për Sallah plus edhe portierin Navas

Presidenti i Realit të Madridit edhe njëherë tjetër do të tentojë që të bind sulmuesin e Liverpullit dhe drejtuesit e kësaj skuadre për të transferuar yllin egjiptian në “Santiago Bernabeu”, njofton “Daily Express”, përcjellë “infOSport.mk”.

Numri një i skuadrës “mbretërore” është i gatshëm që në këtë marrëveshje të përfshijë edhe portierin Kejlor Navas.

Plotë 150 milion euro, plus edhe gardiani 31-vjeçar i Kosta Rikës pritet të joshin drejtuesit e Liverpullit, që gjithashtu janë në kërkim të një portieri cilësor.

Sallah te  Liverpulli u transferua gjatë verës së vitit 2017-të, ndërsa ka një kontratë deri verën e vitit 2022-të.

Sallah shpërtheu që në sezonin e tij të parë me Liverpullin, për të cilën skuadër në 52 ndeshje regjistroi 44 gola dhe 16 asistime.

Sipas mediave në Spanjë, Reali i Madridit tashmë ka arritur marrëveshje me portierin brazilian të Romës, Alison, që pas Botërorit në Rusi të zbarkojë në Madrid.

Leave a Reply