Vedat Muriqi fiton Çmimin Special 2019

Vedat Muriqi ka fituar Çmimin Special 2019, edhe atë me plotë meritë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi 4 gola në ndeshjet kualifikuese për evropianin e vitit 2020, ndërsa 2 të tjerë shtoi në ndeshjet e Ligës së Kombeve, përmes së cilave “Dardanët” mund të sigurojnë kualifikimin për në Euro 2022.

Kujtojmë Kosova me 26 mars në Shkup do të përballet me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës “D” të Kombeve, ndërsa në rast fitoreje do të përballej me fituesin nga sfida midis Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë, ndërsa pikërisht Muriqi shihet si arma kryesore e “Dardanëve” për këto përballje.

Forma e tij e mirë me Kosovën dhe klubin e Rizespor, bëri që në verë të transferohet tek gjiganti turk, Fenerbahçe, klub me të cilin po shkëlqen në futbollin turk. Ai deri më tani në 24 ndeshje gjithsej (22 në kampionat dhe 2 në Kupë) ka shënuar 13 gola (12 në kampionat dhe 1 në Kupë), teksa ka bërë edhe 6 asistime.

Ndërkohë në mungesë të Vedatit, çmimin e pranuan familjarë të tij.

Leave a Reply