Bellasica dhe Bregallnica të pagabueshme, ndalet Tikveshi

Bellasica dhe Bregallnica kanë vazhduar me fitoret e tyre në ndeshjet e Ligës së Dytë në Konferencën e Lindjes, teksa Tikveshi nuk shkoi më shumë se një barazim në udhëtim në Pehçevë te Kit Go, njofton “infOSport.mk”.

Darko Aleksovski që në minutën e 11-të kaloi në epërsi ekipin vendas, derisa Tikveshi golin e barazimit e gjeti në minutën e 82-të me anë të Metodija Delov. Te skuadra nga Kavadari për 90-të minuta të plota u paraqit edhe shkupjani, Emir Skenderi.

Bellasica fitoren ndaj Pitu Gulit e arriti vetëm në 10 minutëshin e fundit të takimit, kur fillimisht Dejan Angov nga penaltia në minutën e 79-të shënoi për 1:0, ndërkohë rezultatin përfundimtarë, Bellasica 2, Pitu Guli 0, e vendosi Bllagoj Istatov me golin e shënuar në minutën e 83-të.

Me po të njëjtin rezultat, Bregallnica si mysafir falë golave të shënuar nga Riste Naumov (30’) nga penaltia dhe Darko Dodev (65’) mundi Pobedën, Kozhuvi falë penaltisë së ekzekutuar saktë nga Nikolla Kostadinov (43’) mundi minimalisht Osogovën nga Koçani, ndërkohë Sasa në Kamenicë me shifrat 3:0 mundi Plaçkovicën.

Për skuadrën vendase autorë të golave ishin Goran Zdravkov (27’), Mario Stankovski (60’) dhe Nenad Neshovski (72’), transmeton “infOSport.mk”.

Ps 16 javëve kampionat, Bellasica me 40 pikë kryeson renditjen në Lindje, para Bregallnicës që ka 37 pikë, ndërkohë në pozitat 3 dhe 4 ndodhen Tikveshi dhe Kit Go, që kanë nga 31 pikë.

LDFMV – Lindje, Java 16

Bellasica 2:0 Pitu Guli
Pobeda 0:2 Bregallnica
Kit Go 1:1 Tikveshi
Sasa 3:0 Plaçkovica
Kozhuvi 1:0 Osogovo

Leave a Reply