Dragarski hero i fitores së Pelisterit ndaj Vëllazërimit në Kërçovë (VIDEO)

Ish futbollisti i Struga Trim Lum, Hristijan Dragarski, i cili në merkaton e dimrit iu bashkua Pelisterit, që në start po jep frytet për skuadrën nga Manastiri, që sot në kuadër të javës së 16-të mundi Vëllazërimin në Kërçovë me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi 27-vjeçar  doli të jetë heroi i skuadrës së Pelisterit sot përballë Vëllazërimit, duke i shënuar që të dy golat.

Pelisteri avanson ndaj Vëllazërimit në Kërçovë

Pelisteri avanson ndaj Vëllazërimit në KërçovëLDFMV – Perëndim, Java 16VËLLAZËRIMI – PELISTERI 0:1(H. Dragarski 82')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 7 март 2020 г.

Golin e parë Dragarski e realizoi në minutën e 82-të, kur me kokë shënoi një super gol, ndërsa nuk vonoi shumë dhe 4 minuta më pas realizoi edhe golin e dytë, kësaj rradhe duke përfituar nga një top në shtyllën e dytë, kur nga afërsia edhe për herë të dytë mposhti portierin vendas.

Dragarski shënon edhe golin e dytë ndaj Vëllazërimit

Dragarski shënon edhe golin e dytë ndaj VëllazërimitLDFMV – Perëndim, Java 16VËLLAZËRIMI – PELISTERI 0:2(H. Dragarski 86')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 7 март 2020 г.

Me këtë fitore Pelisteri përforcoi pozitën e parë në renditje, tashmë me 33 pikë, 4 më shumë se Skopje e vendit të dytë, që barazoi pa gola në Bogovinë ndaj Dritës.

Leave a Reply