Fatet e 55 kampionateve futbollistike, UEFA  i dhuron titullin Vardarit!?

UEFA iu ka kërkuar të gjithë 55 Federatave anëtare, përfshirë këtu edhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë, të vendosin për një format të ri sa i takon zhvillimit të garave, raporton spanjollja “AS”.

Koronavirusi ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në futboll, me të gjitha kampionatet që tashmë janë shtyrë.

Me Europianin që do të shtyhet në verën e vitit 2021, UEFA iu ka kërkuar Federatave të zgjedhin një formulë për të përfunduar sezonin aktual.

Në rast se situata me Koronavirus nuk përmirësohet, atëherë ekziston edhe mundësia e mbylljeve të kampionateve me pozicionet aktuale që kanë skuadrat në tabelë.

Kësisoj në Maqedoninë e Veriut titulli kampion do ti takonte Vardarit, që aktualisht ka një epërsi prej 10 pikësh ndaj Sileksit të vendit të dytë dhe 11 ndaj Shkëndijës së vendit të tretë.

🦠 Korona | Nëse UEFA nesër do vendoste që kampionatet të mbylleshin ashtu siç janë renditjet momentale: 🏆 Vardari,…

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 16 март 2020 г.

Këto dy skuadra në këtë situatë do të prezantonin vendin tonë në ndeshjet e Liga Europa, aty ku do të pretendonte edhe një prej skuadrave si Bregallnica, Akademia Pandev dhe Struga Trim Lum, që së bashku me Shkëndijën do të luajnë në gjysmëfinale të Kupës.

Në rast se kjo e fundit do të arrinte të fitonte trofeun e Kupës, atëheërë do të përfitonte rivali i tyre lokal, Renova, si skuadra e katërt në renditje.

E paqartë është situata me ekipet që renditen të fundit në tabelë, nëse do të bien nga Kategoria apo jo. Ekziston dhe hipoteza e shtimit me 2 skuadra të kampionateve, por është një hipotezë që nuk pëlqehet nga shumica e Federatave.

Edhe për këtë pjesë, kush bie nga Kategoria dhe kush jo, mund të organizohet një kompeticion “Play-Off”, të cilin Federatat përkatesë duhet ta organizonin vetë.

Leave a Reply