Kapiteni i Kosovës për rrëzimin e Qeverisë, Kurti: U hodh poshtë fjala e popullit!

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, aty ku deputetët mbrëmë vonë votuan për shkarkimin e Qeverisë, së Albin Kurtit.

Futbollisti i skuadrës italiane të Veronës, tashmë dy javë të plota ndodhet i vetmuar në izolim për shkak të koronavirusit, ndërsa atë që ndodhi mbrëmë në vendlindjen e tij, e konsideron të pakuptueshme.

“Asnjëherë nuk jam marrë me politikë, por në një situatë pandemie të kenë më shumë rëndësi interesat personale se sa shëndeti i kosovarëve, nga të cilët nesër do të kërkojnë votën prapë, është e pakuptueshme.

Edhe sa duhet te presim që Kosova të bëhet një shtet evropian? Si çdo kosovar, edhe unë dua që shteti im të përparojë, që të kemi një jetë më të mirë të gjithë sepse një ditë edhe unë dua të kthehem dhe të jetoj aty. Është vendi i ynë. E DUA. 

Njeriu që ka marrë vota nga populli më së shumti në 15 vitet e fundit, BIE. Bie edhe fjala e popullit”, përfundoi shkrimin e tij kapiteni kosovar në InsaStory, aty ku edhe kishte vendosur një foto, ku bëhet krahasim i Kurtit me personalitete të shquara shqiptare, si Hasan Prishtina dhe Fan Noli.

Leave a Reply