Kukësi në “pole-position” për shërbimet e Zhunior!

Kukësi kërkon të shtojë cilësinë në ekip dhe pret të shfrytëzojë merkaton e janarit për të fuqizuar ato pozicione që në 12 javët e para të kampionatit elitar në Shqipëri nuk kanë dhënë rezultatin e duhur.

Një gjë të tillë “infOSport.mk” paralajmëroi që ditë më parë, ku potencuam se përveç skuadrës së Kukësit në garë për shërbimet e ish futbollistit të Shkëndijës, është edhe Partizani i Tiranës.

Megjithatë informacionet e fundit që vijnë nga Shqipëria, bëjnë me dije se Kukësi është në “pole-position” për shërbimet e Zhunior, i cili për 6 vite të plota mbajti veshur fanellën e Shkëndijës së Tetovës, për të cilën skuadër zhvilloi plotë 196 ndeshje, duke regjistruar 45 gola dhe 54 asistime.

Zhunior së fundmi luajti në kampionatin letonez me skuadrën e Riga, me të cilën skuadër në fund u shpall kampion.

Kujtojmë dy tituj kampion Zhunior festoi edhe me Shkëndijën, me të cilën skuadër triumfoi edhe në Kupën e Maqedonisë gjatë vitit 2016-të.

Leave a Reply