Tifozi e krahasoi atë me Olivie Zhiru, kundërpërgjigjet Benzema: Mos e ngatërroni Formula 1 me karting

Karim Benzema iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme në rrjetet sociale, ndërsa ka pasur disa komente interesante lidhur me bashkëkombëtarin e tij, Olivie Zhiru.

Kur Didie Deshamp nuk e ftonte më sulmuesin e Real Madridit te kombëtarja e Francës, e zëvendësoi atë me sulmuesin e Çelzit, Zhiru.

Ndërsa i pyetur nga tifozët për krahasimet lidhur me Zhiru, sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, ka bërë një krahasim në garat e automobilizmit.

“Mos e ngatërroni Formula 1 me karting, unë jam Formula 1”, ishte përgjigja e Benzemas lidhur me Zhiru.

Leave a Reply