Bejll vjen me një gjest të madh në luftën kundër koronavirusit

Futbollisti i Realit të Madridit, Garet Bejll dhe gruaja e tij, Emma, kanë dhuruar 500,000 sterlina në luftën ndaj koronavirusit.

Këto para do të shkojnë për një organizatë bamirëse në Kardif dhe për Bordin Shëndetësor të Universitetit Value.

Bejll i bashkohet kështu një numri të madh sportistësh që kanë ndihmuar në luftën ndaj pandemisë “Covid-19”.

Kujtojmë emra si Lionel Messi, Kristiano Ronaldo, Pep Gurdiola, Aron Ramzi, e shumë të tjerë kanë dhuruar para në luftën kundër koronavirusit.

Leave a Reply