Edhe Bojku negativ, të enjten i bashkohet Feronikelit

Si shumica e futbollistëve nga vendi ynë që luajnë në Superligën e Kosovës, edhe strugani Besmir Bojku gjatë ditës së sotme i është nënshtruar testit anti “Covid 19”, njofton “infOSport.mk”.

Rezultati doli të jetë negativ, ashtu që Bojku të enjten pritet ti bashkohet skuadrës së Feronikelit, te e cila skuadër po luan në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës.

“Po, sot e bëra testin te spitali provat ‘Zhan Mitrev’ dhe rezultova negativ. Nesër do të udhëtojë drejt Kosovës për t’iu bashkuar skuadrës” – tha fillimishte Bojku në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.

25-vjeçari nga Veleshta foli edhe për objektivin e skuadrës por edhe për kohën e kaluar në karantinë.

“Objektivi ynë kryesor është kupa, pasi është rruga më e afërt për në Liga Europa. Ndërkohë sa i përket periudhës së kaluar në karantinë, unë jam stërvitur rregullisht, megjithatë dihet se stërvitjet në grup me ekipen janë ndryshe, pasi futbolli ësht sport kolektiv. Por mendoj se nga ana kondicionale jam në gjendje shumë të mirë” – deklaroi Bojku.

Ky i fundit është një titullar i padiskutueshëm te Feronikeli, skuadër kjo që ndeshjen e parë do ta zhvillojë me 3 qershor kundër Ballkanit në Therandë në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës, derisa me 7 qershor në Drenas në ndeshjen e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës do të mirëpret Vushtrrinë.

Leave a Reply