Tronditet futbolli anglez, 10 raste të reja me Coronavirus

Pak me parë nga Premierliga erdhen lajme të mira duke njoftuar se nuk kishte asnjë lojtar dhe asnjë anëtar stafi të infektuar me “Covid-19”.

Por, situata nuk qëndron e njëjtë edhe në nivelin e “Championship”, ku gjithashtu janë kryer testet për koronavirus.

Sipas raportimeve të fundit nga kjo ligë në teste janë nënshtruar 1058 persona, derisa 10 prej tyre kanë dalë pozitiv.

Nuk dihet nëse që të gjithë janë futbollistë, apo edhe anëtarë stafi, kjo pasi edhe Liga nuk ka bërë të ditur emrat e të infektuarve, apo edhe të zbulojë emrat e skuadrave të prekura.

Por gjithsesi, futbollistët e prekur ose anëtarët e stafit, do të shkojnë në vet-izolim për një kohë të caktuar.

Leave a Reply