Zi në futbollin shqiptarë, ndahet nga jeta i riu i Skënderbeut

Një lajm i trishtë nga vjen nga Shqipëria fqinje, më saktësisht nga qyteti i Korçës, aty ku i riu Dorian Tahirllari ka humbur ndeshjen më të madhe, atë me jetën.

Ish-futbollisti i moshave të Skënderbeut, prej disa kohësh ishte diagnostikuar me tumor malinj dhe shpesh ai dhe familjarët e tij kërkuan ndihmë që i riu të vijonte me terapitë.

Tahirllari pati bërë edhe një ndërhyrje, por tumori iu shfaq sërish dhe së fundmi sëmundja përparoi dhe në orët e para të ditës së sotme mësohet se ka humbur jetën. Më parë edhe klubi i Skënderbeut ishte munduar ta ndihmonte, por fundi ka qenë i trishtë, pasi Tahrillari u nda nga kjo jetë që në moshë 18-vjeçare.

Leave a Reply