Rashica në radarin e gjigandëve italian!

Napoli është duke e vëzhguar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Verder Bremenit, derisa ka regjistruar 10 gola dhe 6 asistime në 29 ndeshje.

Paraqitjet e tij kanë bërë që disa klube të shprehin interesim për reprezentuesin kosovar.

Rashica është duke u kërkuar nga Napoli dhe 23-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën e tij në Itali, raporton “Radio Marte”.

Interesim për Rashicën kanë shprehur edhe skuadrat angleze, si: Liverpuli, Aston Villa dhe Vulverhemptoni, si dhe skuadra gjermane e Lajpcigut.

Leave a Reply