Fenerbahçe nuk mundet pa Muriqin, shënon nga bankina dhe ndihmon ekipin për të fituar (VIDEO)

Fenerbahçe si duket nuk mundet pa Vedat Muriqin. Pa yllin kosovar në terren, skuadra nga “Shukru Saraçogllu” ndodhej në disavantazh përballë Kajserispor, ndërsa ndërsa për këtë kontribuoi edhe mesfushori i tyre, Ozxhan Tufan, i cili u ndëshkua me të kuq vetëm pas 10 minutave lojë, njofton “infOSport.mk”.

Epërsinë numerike në fushën e blertë Kajserispor e shfrytëzoi në minutën e 59-të, kur Mensah shënoi në rrjetën e Bajëndër, ndërsa kjo bëri që të reagojnë nga bankina e Fenerbahçes, duke inkuadruar në lojë bomberin shqiptarë, Vedat Muriqi, i cili takimin e sotëm e nisi nga bankina.

Muriqi në lojë u inkuadrua në minutën e 63-të, ndërsa në të 87-tën arriti që të shënojë nga pika e bardhë për rezultat 1:1.

Goli i Vedat Muriqit

Fenerbahçe nuk mundet pa Muriqin, shënon nga bankina dhe ndihmon ekipin për të fituarFENERBAHÇE – KAJSERISPOR 2:1

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 12 юни 2020 г.

Ky gol ju dha krahë futbollistëve vendas, të cilët vetëm një minutë më pas me anë të Luis Gustavos shënuan edhe golin e dytë, duke arritur në këtë mënyrë deri tek fitorja e 12-të sezonale, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe për Vedat Muriqin, ishte ky goli i 14-të sezonal në 26 ndeshje. Ky gol është një paralajmërim i mirë për vetë Muriqin, por edhe skuadrën e Fenerbahçes, që në mesjavë do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Turqisë kundër Trabzonsporit. Këta të fundit sonte në ndeshjen e vlefshme të javës së 27-të si mysafir mundën Goztepen me shifrat 3:1, duke vazhduar të udhëheqin renditjen tabelare në Superligën e Turqisë me 56 pikë, 3 më shumë se Bashakshehir, që ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply