Napoli përmes penaltive mundi Juventusin e dobët në finale (VIDEO)

Napoli është fituesi i Kupës së Italisë. Sonte në “Olimpiko” të besuarit e trajnerit Xhenaro Gatuzo mundën Juventusin në finalen e madhe, edhe atë vetëm pas penaltive.

“Napolitanët” ishin kundërshtari më i mirë në terren gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo vetëm falë intervenimeve të Xhanluixhi Bufon, Juventusi nuk pranoi gol gjatë 90-të minutave lojë.

Megjithatë drejtësia erdhi në vendin e duhur në ruletin e penaltive, aty ku Napoli shënoi fitore 4:2. Dybala dhe Danilo humbën penaltitë, derisa te Napoli të pagabueshëm dolën të jenë Insinje, Politano, Maksimoviç dhe Milik.

Për Napolin ishte ky trofeu i 6-të në kuadër të Kupës së Italisë, ndërsa i pari pas vitit 2014-të.

Leave a Reply