Klubet e Premierligës nuk dëshirojnë pesë zëvendësime!

Klubet e Premierligës kanë votuar kundër vazhdimit të lejimit të pesë zëvendësimeve në një ndeshje për sezonin 2020/21. Rregulli u soll kur sezoni 2019/20 rifilloi në qershor, pasi ishte ndalur për tre muaj për shkak të pandemisë koronavirus.

Për sezonin e ardhshëm, ligë do të kthehet në rregullim e moçëm – me tre zëvendësime të lejuara.

Lojtarët në bankën rezervë do të jenë shtatë.

Kujtojmë që Chelsea kërkoi që pesë zëvendësimet të lejoheshin edhe për sezonin e ri, ku u mbështet nga klubet e mëdha në Angli – por ishin ato të voglat që nuk e pranuan një gjë të tillë.

Për të ndryshuar një rregull në Premierligë duhen së paku 14 vota, ndërsa vetëm 11 ekipe mbështeten Blutë.

Leave a Reply