KF Vardari njofton të gjitha 14 transferimet e kësaj merkatoje!

KF Vardari nga Forina që edhe këtë vit do të luaj në Ligën e Dytë – Perëndim, ka prezantuar emrat e 14 futbollistëve të rinj, të angazhuar gjatë kësaj merkatoje, njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e futbollistëve të transferuar nga ana e drejtuesve të Vardarit, ka edhe futbollistë që në të kaluarën kanë luajtur në Ligën e Parë, e të cilët me përvojën e tyre do të duhet të ndihmojnë këtë skuadër në arritjen e objektivit për sezonin e ri.

Skuadra e re do të jetë një kombinim mes futbollistëve me shumë përvojë dhe atyre të rinj, që shumë shpejt pritet të shpërthejnë me fanellën “kuqezi”, transmeton “infOSport.mk”.

Emra si Dejan Leskaroski që numëron më shumë se 100 ndeshje në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe ndeshje ndërkombëtare, pastaj një Shpend Asani, një portier si Amir Jashar, duke mos haruar këtu edhe bomberin e  rikthyer Emir Aliu, së bashku me dy kumanovarët, Egzon Aziri dhe Ylber Alili, bëjnë Vardarin që të duket ndër skuadrat pretendente për Ligën e Parë, kjo edhe për shkak emrave në bankinë që do të ketë, pra gjithë futbollistë me eksperiencë dhe të talentuar, që pritet të realizojnë ëndërrën e gjithë Forinës, por edhe Gostivarit, që ky qytet sërish të ketë skuadër në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Njihuni me të gjithë transferimet në merkaton verore të K.F.”VARDARI” – FORINË si dhe ekipën që do garojë në këtë sezon 2020/21 :
1.DEJAN LESKAROSKI (Llabunishta 2011)
2.AMIR JASHAR (Teteks – Tetovë)
3.KUSHTRIM TAIRI ( Shkendija – Tetovë)
4.EMIR ALIJI (Korabi – Dibër)
5.EGZON AZIRI ( Korabi – Dibër )
6.BOJAN RAJKOV ( Kit Go Pehçevo )
7.YLBER ALILI ( Gostivari )
8.SHPEND ASANI ( Besa – Dobridoll)
9.MËRGIM LUTFIU ( Korabi – Dibër )
10.AGAN LOKI ( Shkëndija – Tetovë )
11.GEZIM AZIZI ( Renova – Tetovë )
12.BURAK MENGA ( Gostivari )
13.DONART BAJRAMI ( Llabunishta 2011 )
14.HAMZA ALIU ( Gostivari )
‐——–‐————————————-
15.AJET ABAZI
16.ARIAN EJUPI
17.MUHAMED BEKIR
18.HALIL BERISHA
19.YLBER LUMA
20.BILAL ISENI
21.RONI SINANI
22.BEHRAM JASHARI

Leave a Reply