Shkodrani 15-vjeçar vendos një rekord në futbollin irlandez

Është vetëm 15 vjeç e 206 ditë, ndërsa tashmë emrin e tij e ka shkruar në historinë e futbollit irlandez. Bëhet fjalë për futbollistin Kevin Zefi, me origjinë nga Shkodra, që ka vendosur rekord të ri në Irlandë.

Zefi doli të jetë protagonist në ndeshjen e djeshme, që skuadra e tij Shamrock 2 luajti ndaj Longford.

Skuadra e tij u mund me rezultatin 1:2, ndërsa pikërisht Zefi ishte autori i golit të vetëm për skuadrën e tij në minutën e 77-të.

Me këtë gol ai vendosi një rekord të ri, pasi u bë futbollisti më i ri që shënon në ligën e dytë irlandeze.

Për momentin 15-vjeçari luan për moshat e Irlandës, por në një të ardhme të afërt opsion për të mund të jetë edhe Kombëtarja shqiptare.

Leave a Reply