Berisha flet pas gjestit që bëri: “Vetëm zemra ime e din sa kam vuajtur”

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi disfatë 2:1 përballë Greqisë sonte në Prishtinë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën “C” të Kombeve. Golin e vetëm për “dardanët” në këtë përballje e realizoi Bernard Berisha, i cili nuk duroi më, duke shpërthyer ndaj trajnerit Bernard Çallandes.

“Jam gati ta jap maksimumin për Kosovën. Kam vuajtur shumë pasi gjithmonë kam qenë gati. Trajneri mund të mos më tubojë për grumbullimin e rradhës për shkak të gjestit pas ndeshjes. Unë vetë kam thënë se Arbër Zeneli duhet të luajë. Nuk kam qenë i kënaqur me trajtimin. Vetëm zemra ime e di se sa kam vuajtur”, – tha Bernard Berisha pas përfundimit të ndeshjes.

Leave a Reply