Milani ka vazhduar ecurinë pozitive në ndeshjet kontrolluese, teksa sot mundi Vinçencën me rezultatin e thellë 5:1, njofton “infOSport.mk”.
Edhe në këtë ndeshje trajneri Pioli vendosi të luaj me forca të reja, të cilët nuk zhgënjyen sërish. Madje ata në harkun e 30 minutave shënuan 3 gola, me protagonist Kastijeho, i cili realizoi dy gola, ndërsa një gol tjetër shënoi edhe Kolombo.
Kështu, pjesa e parë u mbyll me epërsinë 3:0 të “kuqezinjëve”, ndërkohë në pjesën e dytë të lojës, Pioli hodhi në fushë 7 lojtarë të rinj, mes tyre edhe afrimin e fundit në merkato Brahim Diaz.
💥 Brahim Diaz restores the three-goal lead with a nice finish. #MilanVicenza 4-1.
📽 @maradona771pic.twitter.com/xQ8yX5C3TA
— SempreMilan (@SempreMilanCom) September 9, 2020
Ky i fundit u bë protagonist, duke shënuar golin e katërt për Milanin falë asistit të Paketas, ndërsa gjithashtu asistoi edhe në golin e fundit të shënuar nga Stanja në minutën e 92-të.
Golin e nderit për Viçencën në këtë ndeshje e realiziu Guerra, kur kishte zbutur shifrat në 3:1.
Ishte kjo fitorja e tretë me rradhë për ekipin e Milanit, pas atyre ndaj Novarës (4:2) dhe Moncas (4:1).