Futbollisti i Vardarit të Forinës fiton betejën me “Covid 19”, rikthehet në stërvitje

Futbollisti i Vardar Forinës, Dejan Leskaroski, ka fituar betejën me “Covid 19” dhe është rikthyer në stërvitje bashkë me ekipin, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi me origjinë nga Ohri kishte rezultuar pozitiv pak para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Dytë, me ç’rast mungoi në dy përballjet e para kundër Dritës në Bogovinë dhe Skopjes në Gostivar.

34-vjeçari Leskaroski sot është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa jo edhe Agan Loki, i cili ishte emri i dytë në rradhët e skuadrës nga Forina që kishte rezultuar pozitiv me “Covid 19”.

Tashmë kur gjithçka është në rregull me Leskaroskin, i njëjti pritet që të debutojë me fanellën e Vardar Forinës në ndeshjen e së shtunës kundër Vëllazërimit në Kërçovë.

Leave a Reply