Ballkani mundi Arbërinë e Sunaj Hasan, shënon ish futbollisti i Shkëndijës

Ballkani i trajnerit Ismet Munishi sot në një një ndeshje miqësore ka mundur Arbërinë e Arbnor Morinës, njofton “infOSport.mk”.

2:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi në favor të skuadrës nga Suhareka, për të cilën skuadër shënuan Mirlind Daku dhe Meriton Korenica.

Për ish futbollistin e Shkëndijës, ishte ky goli debutues me fanellën e Ballkanit, të cilës skuadër iu bashkua gjatë këtij afati kalimtarë nga rradhët e Prishtinës.

Golin e vetëm për Arbërinë, e realizoi Labinot Ibrahimi nga pika e bardhë.

Kujtojmë ditë më parë Arbëria, që sezonin e ri do të garojë në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar, mundi Gjilanin me rezultatin 2:1, falë “dopietës” së shkupjanit, Sunaj Hasan, i cili sot nuk arriti që të përsëris një gjë të tillë.

Leave a Reply