Drita e Gjilanit shpërrthen “bombën”, prezanton Brdarovskin e Vardarit

Drita e Gjilanit gjatë ditës së sotme ka bërë një super transferim, duke prezantuar para opinionit sportiv futbollistin e deritanishëm të Vardarit, Vladica Brdarovski, njofton “infOSport.mk”.

Emri i këtij të fundit ishte i lidhur ngushtë edhe me Partizanin e Tiranës, mirëpo ndalesa për transfere të reja nga ana e UEFA-s për skuadrën shqiptare, bëri që Brdarovski të pranojë ofertën e kampionëve të Kosovës.

Mbrojtësi 30-vjeçar pjesë e Vardarit ishte për 5 vite të plota, duke u shpallur 3 herë kampion, ndërsa gjithashtu ishte pjesë edhe e suksesit më të madh historik të skuadrës shkupjane, duke luajtur në grupet e Liga Europa.

Brdarovski me fanellën e Vardarit numëron 116 ndeshje dhe 5 gola të shënuar, ndërsa në futbollin tonë vendor gjithashtu ka luajtur edhe me Rabotniçkin (54 ndeshje) dhe Pelisterin (50), transmeton “infOSport.mk”.

Për Brdarovskin futbolli i Kosovës do të jetë eksperienca e tij e tretë jashtë kufijve të Maqedonisë, pas aventurave që kishte në Çeki me skuadrën e Zbrojovka Brünn dhe në Hungari me skuadrën e FC Győr.

Leave a Reply