Nënshkroi me Partizanin e Tiranës, por prezantohet te Llapi!

Adonis Aliu, talenti kosovar, javë më parë nënshkroi me Partizanin e Tiranës, mirëpo i njëjti gjatë ditës së sotme u prezantua te Llapi, shkruan “infOSport.mk”.

Kjo ndodhi për shkak të vendimit nga ana e CAS për t’i bllokuar merkaton klubit të Partizanit, që në këtë mënyrë dështoi të marrë edhe Gledi Micin dhe Sabien Lilajn, të cilët gjithashtu sezonin e ri futbollistik do të luajnë në Superligën e Kosovës, me skuadrën e Prishtinës.

Adonis Aliu, që luan si sulmues krahu, me skuadrën nga Podujeva ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, teksa gjatë ditës në praninë e trajnerit Tahir Batatin u prezantua me fanellën “bardhekaltër”. Aliu është edhe pjesë e përfaqësueses U19 të Kosovës.

Leave a Reply