Drita me një mungesë të rëndësishme ndaj Sileksit

Skuadra kampione e Kosovës, Drita e Gjilanit sonte në kuadër të Liga Europa do të përballet me Sileksin, shkruan “infOSport.mk”.

Ky takim do të zhvillohet në kuadër të raundit të dytë eliminatirë të Liga Europa.

Në këtë përballje trajneri i skuadrës gjilanase, Ardian Nuhiu nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Festim Alidema, i cili do të mungojë për shkak të një lëndimi.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në arenën “Toshe Proeski”, të Shkupit me fillim nga ora 20:00.

Leave a Reply