Nuk ka më dyshime, Morata i bashkohet Juventusit! (VIDEO)

Nuk ka më dyshime, Alavaro Morata do të rikthehet te Juventusi. Sulmuesi spanjoll është përshëndetur me ekipin e tij aktual, Atletiko Madridin, teksa do të rikthehet për një tjetër aventurë me kampionët e Italisë.

“El Chiringuito” ka zbuluar momentet kur sulmuesi ka shkuar në aeroportin e Madridit për t’u nisur drejt Torinos.

Morata e njeh mirë ambientin “bardhezi”, pasi ka luajtur për 2 sezone, nga viti 2014-2016 me “Zonjën e Vjetër”.

Ronaldo ka dhënë miratimin e tij për Moratën, pasi kanë luajtur së bashku te Real Madridi, teksa spanjolli pëlqehet edhe nga trajneri Pirlo, me të cilin ka luajtur te Juventusi.

Leave a Reply