Atalanta huazon struganin Alimi te Shibeniku kroat!

Tashmë 5 vite të plota është pjesë e Atalantas, mirëpo asnjëherë nuk mundi të depërtojë me ekipin e parë. Fjala është për struganin, Isnik Alimi, i cili brenda kësaj periudhe si i huazuar ka luajtur me skuadra të ndryshme italiane, si: Maceratese, Forli, Viçenca, Rimini, Imolese, ndërsa së fundmi drejtuesit e skuadrës së Atalantas kanë vendosur që futbollistin shqiptarë ta huazojnë te skuadra kroate e Shibenikut, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe kjo do të jetë hera e dytë për Alimin që do të luaj në futbollin kroat, pasi herën e parë kishte luajtur me NK Novigrad, te e cila skuadër gjatë vitit 2012-të ishte transferuar nga rradhët e Ohrid 2004. Pikërisht te kjo e fundit, Isnik Alimi kishte nisur karrierën e tij, duke zhvilluar 14 ndeshje dhe duke realizuar dy gola në futbollin elitarë të Maqedonisë, transmeton “infOSport.mk”.

Gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur edhe me ekipin U19 të Kievos si dhe me ekipin e Lumecane. Ai gjithashtu kishte provuar veten të luaj edhe me përfaqësuesen U19 të Maqedonisë, për të cilën kishte zhvilluar 6 ndeshje dhe kishte realizuar 2 gola, ndërkohë 4 ndeshje kishte zhvilluar edhe me Kombëtaren shpresa të Shqipërisë.

Leave a Reply