Leksione patriotizmi nga Abrashi, disa nuk iu përgjigjën ftesës së kombëtares, ai pranoi me dëshirë karantinën

Mesfushori i palodhshëm i Frjaburgut, Amir Abrashi mund të mos jetë ndër personazhet më mediatikë të kombëtares shqiptare të futbollit, por pa dyshim se mbetet një nga më të palodhurit në radhët e kuqezinjëve.

Për fatin e keq, karriera e tij në këto vite është bllokuar shpesh nga dëmtime të njëpasnjëshme, por sa hërë ka qenë në fushë “Pitbulli” nuk është kursyer për fanellën kuqezi, të cilën në fillim e zgjodhi mes shumë dyshimeve, pasi atë kohë për të interesohej edhe Zvicra, shteti ku edhe ishte lindur.

Luftarak dhe i vendosur, Abrashi futbollisti që spikati kundër Lituanisë

Ndeshjet e tetorit treguan më së miri përkushtimin që ka Abrashi ndaj fanellës së kombëtares shqiptare.

Në një situatë shumë të komplikuar për shkak të COVID-19, futbollistë të ndryshëm vendosën që të kërkonin nga trajneri Reja të mos grumbulloheshin, për të evituar karantinën.

Gjasula dhe Selahi janë shembujt konkretë të një kërkese të tillë, të konfirmuar zyrtarisht edhe nga klubet përkatëse se nuk u kishin bërë asnjë pengesë futbollistëve për tu grumbulluar me kombëtaren shqiptare, por se kishte qenë zgjedhje e tyre personale të mos i përgjigjen ftesës pozitivisht.

Leave a Reply