ZYRTARE, ish futbollisti i FC Shkupit prezantohet te Lokomotiva e Zagrebit

Ish futbollisti i FC Shkupit, Edis Maliqi, i cili dy vitet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Kukësit në Superligën shqiptare, karrierën e tij edhe zyrtarisht do ta vazhdojë në Kroaci te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar gati dy javë më parë, ndërsa sot erdhi konfirmimi edhe nga vetë klubi kroat, që Edis Maliqin e prezantoi si një shqiptarë nga Maqedonia.

Kujtojmë gjatë kësaj vere Lokomotiva e Zagrebit angazhoi edhe shkupjanin tjetër Xhemal Ibishi, ndërsa informacione të “infOSport.mk” bëjnë me dije se akord me skuadrën kroate ka arritur edhe tetovari Valon Et’hemi, i cili gjithashtu së fundmi ishte pjesë e Kukësit në Shqipëri.

Lokomotiva e Zagrebit e dashuruar me futbollistë shqiptarë, një tjetër “kuqezi” nënshkruan me klubin kroat

Kujtojmë dje drejtuesit e Lokomotivës së Zagrebit prezantuan edhe një tjetër shqiptarë, Françesko Tahirajn, me të cilin në përgjithësi numri i futbollistëve shqiptarë te skuadra e dytë nga Zagrebi, pas Dinamo Zagrebit, shkon në 7.

Përveç Tahirajt dhe dyshes shkupjane, Maliqi-Ibishi, pjesë e Lokomotivës së Zagrebit janë edhe, Sherif Kallaku, Indrit Tuci, Enis Çokaj dhe Jon Mersinaj.

 

Edis Malikji novi je igrač Lokomotive!Edis dolazi iz albanskog Kukesija kao slobodan igrač. Ovaj dvadesetpetogodišnjak…

Публикувахте от NK Lokomotiva Zagreb в Петък, 16 октомври 2020 г.

Leave a Reply