Covid 19 godet rëndë klubin e “Ligue 1”, plotë 12 të infektuar

Çdo ditë, në Evropë po infektohen rreth 100 mijë persona. Italia, Republika Çeke, Zvicra dhe Rusia, kanë shënuar një numër rekord të të infektuarve me “Covid19”  gjatë javëve të fundit, ndërsa këtu nuk është aspak mbrapa edhe Franca.

Treguesi më i mirë është edhe skuadra e Monpeljes, që përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare ka njoftuar se plotë 12 pjesëtarë të saj kanë rezultuar pozitiv pas testeve të bëra një ditë më parë.

Në njoftimin e bërë nga klubi i “Ligue”, thuhet se 8 prej tyer janë futbollistë, ndërkohë 4 të tjerët janë pjesëtarë të stafit. Kështu të gjithë janë izoluar, sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore në Francë.

Leave a Reply