Donaruma gati të bëhet më i paguari te Milani!

“CalcioMercato” raporton se drejtuesit e Milanit kanë besim se do të jenë në gjendje të rinovojnë kontratën e portierit dhe zëvendëskapitenit Xhianluixhi Donaruma në muajt e ardhshëm.

Talenti italian përfaqësohet nga Mino Raiola dhe procesi i rinovimit herën e kaluar ishte një “makth”, me Mirabellin dhe Fassonen që gati e humbën para disa vitesh, para se të ngrinin ofertën e tyre në 6 milion euro në sezon për 17-vjeçarin asokohe.

Donaruma është një tifoz i Milanit, një ikonë e klubit dhe dëshiron të mbetet edhe gjatë kohë te kuqezinjtë.

Milani duhet të ketë kujdes gjithsesi, pasi skuadra gjigande si, Çelzi, Real Madrid, PSZH dhe Juventus po e ndjekin portierin italian.

Kontrata e portierit mbaron në verën e ardhshme dhe është i lirë të negociojë me klube të tjera që nga muaji janar. Donaruma me shumë gjasa, do të kërkojë një rritje të konsiderueshme të pagës dhe mund të bëhet lojtari më i paguar te Milani, që edicionin e ri në “Serie A” e ka nisur me këmbë të mbarë, duke regjistruar tre fitore në 3 xhirot e para.

Leave a Reply