Golat nga ndeshja Vardari-Shkëndija (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitoren më të thellë në ndeshjet kundër Vardarit në Shkup, duke shënuar fitore 5:1, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja nisi me një tempo të qetë dhe matje të forcave, me Shkëndijën që kërkonte të vendoste autortiet në terren, mirëpo vendasit rezistonin mirë në terren dhe madje arritën të shënojnë të parët në këtë përballje.

Ishte minuta e 12-të kur një top jo i pastruar mirë në zonën e skuadrës tetovare, arriti te Micevski, i icli mjaft mirë e shërbeu Popzllatanovin, goditja e të cilit nga brendia e zonës nga shtylla përfundoi në rrjetën e Kostadin Zahov për rezultat 1:0.

Vardari kalon në epërsi ndaj Shkëndijës

Vardari kalon në epërsi ndaj ShkëndijësVARDARI – SHKËNDIJA 1:0(J. Popzlatanov 12')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

Mirëpo kjo epërsi e vendasve nuk hamendi “kuqezinjtë” nga Tetova, të cilët 3 minuta më pas arritën që të barazojnë me anë të Florent Ramadanit.

Ky i fundit mjaft mirë lëvizi para zonës kundërshtare dhe me një të djathtë të fortë shënoi golin debutues për ekipin e parë të Shkëndijës për barazim 1:1.

Eurogoli i Florent Ramadanit ndaj Vardarit

Eurogoli i Florent Ramadanit ndaj Vardarit VARDARI – SHKËNDIJA 1:1(F. Ramadani 16')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

Pak më vonë Ibraimi provoi me një goditje të fortë nga distanca, por Iliq i’a arriti që të kontrollojë topin, edhe pse me vështirësi.

Në minutat në vazhdim ishin vendasit që patën më shumë nga loja dhe u kanosën pa sukses disa herë me Petkovskin, Micevskin dhe Najdenovin, para se në anën tjetër futbollistët e Shkëndijës që sot luanin me fanella të bardha të tregojnë perfeksion në efikasitet.

Valon Ahmedi bombardon portën e Vardarit

Valon Ahmedi bombardon portën e VardaritVARDARI – SHKËNDIJA 1:2(V. Ahmedi 40')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

Valon Ahmedi 5 minuta para fundit të pjesës së parë pranoi një top në zonën e vendasve dhe pasi me një lëvizje të bukur krijoi hapësirën e duhur, goditi fortë për përmbysje të rezultatit dhe epërsinë e Shkëndijës, 2:1.

Pjesa e dytë nisi me një mundësi të Lupço Doriev që godet fortë me të majtën e tij, ndërsa në aën tjetër Vardari u kanos seriozisht në disa raste, mirëpo pa arritur që të gjejë rrugën drejt kuadrantit të portës së Zahov.

Besart Ibraimi shënon edhe golin e tretë ndaj Vardarit

Besart Ibraimi shënon edhe golin e tretë ndaj VardaritVARDARI – SHKËNDIJA 1:3(B. Ibraimi 61')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

Qetësinë e Shkëndijës e solli Besart Ibraimi në minutën e 61-të, kur shënoi për 3:1 pas një kundërsulmi të vetë numrit dhe kombinimit me Paviçin që kërkoi para portës Ahmedin.

Në vazhdim të ndeshjes të dyja ekipet lëshuan nga një mundësi të mirë, fillimisht Popzllatanov nuk gjen kuadrantin, ndërsa në anën tjetër e djathta e fortë e Muratit u ndal nga portieri Iliq.

Shkëndija vazhdon të turpërojë Vardarin në Shkup

Shkëndija vazhdon të turpërojë Vardarin në Shkup VARDARI – SHKËNDIJA 1:4(E. Totre 80')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

Dhjetë minuta para fundit të takimit Shkëndija përmes një kundërsulmi dhe një pasimi perfekt të Besart Ibraimit, me anë të Enur Tores shënoi edhe golin e katërt. Mesfushori “kuqezi”, i cili në mesjavë debutoi me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, ndeshjen e sotme e nisi nga bankina, mirëpo kjo nuk i pengoi për të realizuar edhe golin e 3-të sezonal pas 9 javë kampionat.

Valon Ahmedi dhe Shkëndija "manita" ndaj Vardarit

Valon Ahmedi dhe Shkëndija "manita" ndaj Vardarit VARDARI – SHKËNDIJA 1:5(V. Ahmedi 86' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

Shkëndija solli edhe golin e pestë në minutën e 86-të kur Ahmedi goditi saktë nga penaltia, pasi paraprakisht fitoi vetë këtë 11-të metërsh.

Në fund tre pikët shkojnë në konton e Shkëndijës dhe kuqezinjtë tashmë kthejnë vëmendjen ka sfida me Gostivarin në Kupën e Maqedonisë së Veriut, që në program është të mërkurën.

Leave a Reply