Dominim total dhe fitore e merituar e Struga Trim Lum përballë Bellasicës, Lena shënon sërish

Struga Trim Lum me plotë meritë shënoi fitore 3:0 përballë fenerxhiut Bellasicës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në elitën e futbollit vendor,njofton “infOSport.mk”.

Djemjtë e Srgjan Zaharievskit e nisën vrrullshëm këtë takim, pasi në 9 minuta lojë ata veçmë avansonin me rezultatin 2:0.

Dejan Cvetanoski që në minutën e parë përfitoi një penalti në zonën kundërshtare, pasi u ndal në mënyrë të palejuar nga Panoski. Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri veterani Nijas Lena, i cili ishte i saktë dhe Struga Trim Lum vetëm pas dy minutave jo të plota avansoi me rezultatin 1:0.

Cvetanoski sërish ishte në qendër të vëmendjes, kësaj rradhe pas një predhe që lëshoi nga distanca, ndërsa topi i devijuar nga ana e portierit mysafir arriti vetëm deri te Filip Milenkosvki, i cili në minutën e 9-të dyfishoi epërsinë e skuadrës vendase në 2:0.

Kjo epërsi bëri që Struga Trim Lum të luaj shumë më lirë, duke kontrolluar në tërësi lojën deri në fund të pjesës së parë, ndërsa në anën tjetër Bellasica nuk arriti që të regjistrojë asnjë goditje brenda kuadrantit.

Edhe pjesa e dytë doli të jetë identike me të parën, me Struga Trim Lum që sulmonte dhe me Bellasicën që mbrohej.

Në minutën e 57-të mbrojtësi shqiptarë i Bellasicës, Medin Bajrami në mënyrë të palejuar ndali Bujamin Shabanin, me ç’rast arbitri Stavrev me plotë të drejtë edhe për herë të dytë në këtë ndeshje tregoi në pikën e bardhë. Për dallim nga hera e parë, kur Lena ishte i saktë dhe shënoi në rrjetën e mysafirëve, kësaj rradhe kapiteni Flamur Tairi goditi vetëm skaj shtyllës pingule.

Kapiteni i Struga Trim Lum u kanos edhe njëherë tjetër, këtë herë nga loja, mirëpo pa sukses, ndërsa falë harkimit të tij perfekt nga rivënia e këndit në minutën e 69-të, shkupjani Florent Osmani realizoi golin e parë sezonal.

Në fund fitore e pastërt e Struga Trim Lum me shifrat 3:0, me ç’rast kjo skuadër tashmë me 14 pikë të tubuara renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Bellasica mbetet e ngujuar në pozitën e fundit me vetëm 1 pikë.

Leave a Reply