Ardian Nuhiu flet pas ndeshjes me Ballkanin

Drita e Ardian Nuhiut që udhëhiqet nga strategu shkupja, Ardian Nuhiu, të mërkurën pësoi disfatën e parë në sezonin e ri futbollistik në Kosovës, njofon “infOSport.mk”. Skuadra kampione u mposht me shifrat 2:0, ndërsa protagonist i kësaj fitoreje të skuadrës së Ballkanit doli të jetë sërish, Mirlind Daku.

Pas kësaj disfate Drita mbetet plotë 9 pikë larg skuadrës nga Suhareka, mirëpo duhet theksuar se skuadra nga Gjilani ka edhe dy ndeshje më pak.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, tha se kartoni i kuq i Ilir Blakçorit ndikoi shumë negativisht në vazhdimësinë e lojës.

“Shumë herët mbetëm me një lojtar më pak në fushë dhe normalisht që vështirësohen gjërat. Mendoj se e nisëm takimin shumë mirë, pavarësisht që ishim në disavantazh, kishim besim te ekipi, sepse e shihja se ekzistonte dëshira për të bërë një ndeshje të madhe dhe të mirë” – tha Ardian Nuhiu pas përfundimit të ndeshjes.

Leave a Reply