Shtylla i mohon golin kostarikanit Alvarez (VIDEO)

Fc Shkupi në minutën e 54-të zhbllokoi rezultatin përballë Sileksit në ndeshjen e javës së 10-të, që në këto momente po zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, njofton “infOSport.mk”.

Kapiteni i “bardhekaltërve” shfrytëzoi një dhuratë të mbrojtësit Karçevski, ndërkohë vetëm 4 minuta më pas shumë lehtë mund të ndodhte që FC Shkupi të dyfishonte rezultatin.

Kostarikani Fredy Alvarez para zonës kundërshtare pasi përfitoi hapësirën e duhur për të goditur, e bëri një gjë të tillë në mënyrë maestrale, mirpëo shtylla ishte aleate e portierit të Sileksit, Daniel Bozhinovski, të cilit i buzëqeshi fati në këto momente.

Leave a Reply