Bashakshehiri i Erdoganit nokautoi Junajtedin e madh, Lacio e Muriqit vetëm barazim ndaj Zenitit (VIDEO)

Istanbul Bashakshehir, ndryshe që njihet edhe si skuadra e Rexhep Taip Erdogan ka bërë surprizën më të madhe në ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, duke mundur në terren vendas ekipin e madh anglez, Mançester Junajtedin me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat u shënuan gjatë pjesës së parë, ndërsa fitoren e skuadrës turke e paralajmëroi Demba Ba me golin e realizuar në minutën e 13-të.

Boshnjaku Edin Vishça në minutën e 40-të ngriti epërsinë e Istanbul Bashakshehir në 2:0, ndërkohë dy minuta para fundit të pjesës së parë, Martial ngushtoi rezultatin në 2:1.

Mirëpo kur mendohej se “Djajtë e Kuq” do të bëjnë kthesën në pjesën e dytë, një gjë e tillë nuk ndodhi, madje djemtë e Ole Gunar Solskjaer nuk arritën të paktën të barazojnë rezultatin, duke pësuar kështu disfatën e parë në kuadër të grupit “H”.

Aspak mirë nuk bëri edhe Lacio në kuadër të grupit “F”, duke barazuar 1:1 në transfertën ndaj Zenitit në Shën Petersburg.

Madje Zeniti me golin e shënuar nga Erokhin në minutën e 32-të, ishte në avantazh plotë 50 minuta, atëherë kur në skenë te Lacio doli Kaisedo që barazoi shifrat në 1:1. Ekuadoriani Felipe Kaisedo në lojë kishte ardhur nga bankina, kur në minutën e 59-të zëvendësoi yllin e Kosovës, Vedat Muriqin.

Pas këtij barazimi Lacio tashmë ka 5 pikë, duke rënë në pozitën e dytë, kjo për shkak epërsisë së sigurtë që ka Dortmundi në ndeshjen tjetër të grupit “F” ndaj Klub Bryzh në transfertë.

Leave a Reply